21 prill 2011

Dalglish llogarit në Aquilanin


Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka bërë të ditur se Alberto Aquilani mund të formojë pjesë të “vlefshme” në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Aquilani, 26 vjeç, u kthye në Serie A në formë huazimi të Juventus, ndërsa pritej që ai të mbetet atje në marrëveshje të përhershme.

Mirëpo, Bianconerët kanë kërkuar zbritje në 16 milionë eurot e kërkuara për Aquilanin, ndërsa Dalglish ka theksuar se do të jetë i lumtur nëse mesfushori kthehet në Anfield gjatë verës.

“Kur njerëzit flasim për sezonin e ardhshëm, befasohem që nuk e përmendin Alberton. Të gjithë duket se kanë harruar për të. E di se është paraqitur shumë mirë në Juventus këtë sezon. Asgjë nuk është e definuar dhe ai mund të kthehet të luajë për Liverpoolin. Mund të jetë element i vlefshëm për ne”, tha Dalglish për ueb faqen zyrtare të Liverpoolit.
/JUVENEWS.TK/