Marchisio dhe Bonucci, përjashtohen thyerje. Nisen për Romë, por me dyshim
Nga Vinovo vijnë lajme të rëndësishme në lidhje me gjendjen e Claudio Marchisio-s dhe Leonardo Bonucci-t. Të dy lojtarët e Juventusit dhe të kombëtares italiane ishin ndalur në stërvitjen e fundit të ditës së sotshme.
Analizat nuk treguan ndonjë dëmtim serioz. Është e qartë që dhimbja është normale për të dy lojtarët por do të nisen gjithsesi për në Romë me shokët e skuadrës. Tani i përket Del Neri-t që të shikojë nëse është e arsyeshme që t’i aktivizojë apo të mos i rrezikojë. /fcjuventus-news/