Probleme të reja për Gigi Del Neri-n në prag të ndeshjes kundër Roma. Në stërvitjen e fundit para ndeshjes u ndalën Marchisio dhe Bonucci. Mesfushori bardhezi la lojën para kohe për shkak të një goditjeje të marrë në shpatull, ne pjesën poshtë qafës.
Mbrojtësi shkoi para kohe në dhomat e zhveshjes për shkak të një goditjeje në kavilje. Priten lajme për rëndësisnë e këtyre dëmtimeve. Pas pak orësh do të bëhet publike lista e të grumbulluarve dhe shpresojmë që Marchisio dhe Bonucci të jenë ndër ta. /fcjuventus-news/