20 prill 2011

Mancini në krye të listës, kurse Boas si alternativë


Fjalët e djeshme të Beppe Marotta kanë larguar akoma më shumë trajnerin Del Neri nga Juventus. Ai nuk ka qenë konfermuar kurrë pavarësisht fjalëve vlerësuese të kohëve të fundit, për punën e bërë. Ish- tekniku i Sampdorias mund të lërë Torinon pavarësisht kontratës 2 vjecare. Në vendin e tij, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi po mendon seriozisht për Roberto Mancini dhe Andre’ Villas Boas. Të dy të rinj të moshë, karizmatikë dhe me uri për fitore, dy trajnerë që janë kandidaturat bazë për pankinën bardhezi. Dje Marotta ka biseduar për rreth 1 orë me menaxherin e tij Giorgio De Giorgis.

Mancini i vlerëson këto sinjale pëlqimi dhe po i konsideron seriozisht ato, duke qenë se Manchester City do ta largonte atë në rast moskualifikimi për në Champions.

Si alternativë është magjistari i ri i futbollit portugez, kampion në fuqi i Portugalisë me Porto-n. Në pak vite pankinë ka vënë në dukje një futboll spektakolar dhe po ndiqet nga shumë skuadra të huaja, nga të cilat Juventusi duket më këmbëngulëse.

Emrat që mbeten gjithmonë si plotësues në listën bardhezi mbeten Conte, Gasperini, Mazzarri dhe Spalletti, i cili mund të lirohet në vitin 2012 nga Zenit, por Juvja nuk mund të presi deri atëherë për të nisur një cikël fitues me një trajner të ri. /fcjuventus-news/