20 prill 2011

Gallas ka mundur të transferohet te Juve


Agjenti i William Gallas, Etienne Mendy, ka zbuluar se mbrojtësi francez kishte qenë afër t’i bashkohet Juventusit verën e kaluar, para se të vendosë të nënshkruajë për Tottenhamin.

“Është e vërtetë, vitin e kaluar para se t’i bashkohet Tottenhamit ai ishte afër të nënshkruajë me Juventusin. Pastaj për shkak të problemeve personale marrëveshja dështoi. Mendoj se tash arritja e tij në Itali do të ishte ca e komplikuar, pasi ka pak shanse që kjo të ndodhë”, ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.

“Ai duhet të qëndrojë me Tottenhamin, pasi ai e ka vazhduar kontratën me Spursat për dy vite dhe mbase do t’i japë fund karrierës në White Hart Lane”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Marrëveshja e Gallas me Tottenhamin skadon në verën e vitit 2013. Ai ka luajtur në 22 ndeshje të Ligës Premier deri tash këtë sezon dhe po ashtu ka luajtur në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.
/JUVENEWS.TK/