01 prill 2011

Manchester dhe Juventus pas Rolandos


Skuadra e Manchester United është vënë në kërkim të mbrojtësit të Portos, Rolando, ka bërë të ditur agjenti i tij. Ai po ashtu ka bërë të ditur edhe emrat e skuadrave tjera të cilat kanë synim klientin e tij.

Veç skuadrave Italiane, Inter dhe Juventus, në shërbimet e mbrojtësit Rolando janë të interesuar edhe dy skuadra nga Anglia, Manchester United dhe Liverpool.

“Edhe Manchester United dhe Liverpool janë në ndjekje të lojtarit,” tha Tirri.

“Mendoj se diçka më konkrete do të ketë në fund të muajit, tani skuadrat janë më shumë të përqendruara në ligë dhe ligën e kampionëve. Sa kushton ? Rreth 15 milion euro.”
/JUVENEWS.TK/