01 prill 2011

Del Piero "kujdeset" për Buffon

Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero, ka porositur kolegun e tij Gianluigi Buffon që të mos “thyhet” dhe të mos braktisë “Zonjën e Vjetër” pas aq shumë vitesh të kaluara në klubin nga Torino.

“Buffon është profesionist i madh, por edhe mik. E njoh për një kohë të gjatë dhe shpresoj se do të nënshkruajë kontratë të re me klubin. Ai është i nevojshëm për ne”, ka thënë Del Piero.

Buffon para disa ditësh ka thënë se është i gatshëm të shqyrtojë ofertat gjatë kësaj vere, dhe në rast të ndonjë oferte të mirë është shumë e lehtë që të braktisë Juventusin.
/JUVENEWS.T/