19 prill 2011

Lippi: Juventusi nuk duhet ta shesë Buffonin


Juventusi mund të vuajë nëse vendos ta shesë portierin Gianluigi Buffon në fund të sezonit, thotë ish-trajneri i këtij ekipi, Marcello Lippi.

E ardhmja e Buffon ka qenë cak i spekulimeve të shumta së fundi, me pozitën e tij në ekipin e parë që kërcënohet nga Marco Storari. Roma dhe Manchester City raportohet se janë të interesuar për italianin, në mesin e shumë klubeve të tjera.

Megjithatë, ish-trajneri i Juventusit dhe kombëtares italiane, beson se Biankonerët nuk duhet të lejojnë largimin e Buffon.

“Nuk duhet t’i shitni kampionët kur i keni ato në dispozicionin tuaj. Unë nuk kam asgjë kundër Marco Storarit, i cili është një lojtar i shkëlqyeshëm, por shpresoj Buffon të mbetet. Juventus ka nevojë për të pasi lojtarët e shkëlqyeshëm si ai gjithmonë janë të nevojshëm”, ka thënë Lippi.
/JUVENEWS.TK/