18 prill 2011

Roma, gati oferta për Buffonin


Roma është duke përgatitur ofertë për portierin e Juventusit Gianluigi, Buffon, ka njoftuar të hënën e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Reprezentuesi italian thuhet se është njëri prej objektivave kryesore të Romës për afatin kalimtar të verës. Një epokë e re në klub filloi të premten, kur biznesmeni amerikan Thomas di Bendetto kompletoi blerjen e klubit.

Roma është e gatshme t’i ofrojë Buffonit kontratë trevjeçare me vlerë prej 4 milionë eurosh në vit. Mirëpo, besohet se Juventus nuk do të lejojë lehtë largimin e Buffonit.
/JUVENEWS.TK/