16 prill 2011

Lajmrim: Fiorentina - Juventus


Në kuadër të Javës së 33-të, "Zonja e Vjetër" pas tri fitoreve radhaz do të udhëtoj drejt Firences, në kërkim të një fitorje të re, për të shpresuar në një kualifikim në Champions League stinorin e ardhshëm. Ndeshja fillon nesër me fillim nga ora 15:00.

Fiorentina nuk është duke luajtur ashtu siç është pritur këtë stinor. Skuadra e Sinisha Mihajllovic momentalisht rënditet në poziten 10 të rënditjes tabelare, Juventus që aktualisht është në poziten e shtatë në rënditjen tabelare ka një diferenc prej 9 pikëve nga Fiorentina e cila është 11 pikë larg rrezikut për të kaluar në Serie B.

Firentina e ka të vështirë që të arrijë një pozicion që të dërgonë në Europa League pas disfatës në ndeshjen e fundit nga Milano në shtëpi me rezultat 2-1. Ata nuk kanë shenuar fitore në tri ndeshjet e fundit. Kanë arritur dy barazime me Romen 2-2, me Cesenen 2-2 dhe kanë pësuar nga Milano 2-1. Para këtyre tri ndeshjeve Fiorentina kishte shenuar dy fitore: Catanian 3-0 dhe Chievon 1-0.

Sa i përket statistikave si vendas Fiorentina ka arritur të 8 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje me gol dallimin 22-15. Ajo që na bënë të gëzohemi është forma aktuale e Fiorentinës ku në 5 ndeshjet e fundit kanë arritur vetëm një fitore në Artemi Franchi, ku në tri ndeshjet e fundit kanë pranuar 6 gola.

Sa ju përket ndeshjeve Juventus-Fiorentina, për vendasit është shumë e veçant pasi që ndihen si rivalitete të armiqsuara, dhe për këtë kërkohet fitore ndaj Juves që tre pikët e fituara eventualisht të ju dedikohen tifozëve. Adrian Mutu sot kishte deklaruar se skuadra po mendon vetëm për fitore.

Mihajllovic nuk do të mund të llogarit në Natalin dhe Santanen, kurse pritet që të startoj me këtë formacion: Boruc; Comotto, Gamberini, Camporese, Pasqual; Behrami, Montolivo, Vargas; Ljajic; Mutu, Gilardino. Vlenë të përmendet se Alberto Gilardino është golashenuesi më i mirë i Fiorentines me 11 gola të shenuar.

Nga ana tjeter "Zonja e Vjeter" gjindet në një periudh të shkëlqyeshme ku kanë arritur ti shenojn tri fitore të rëndësishme kundër Brescias 2-1, Romen 2-0 dhe Genoan 3-2.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, Futbollistët bëjnë me die se e rëndësishme është vetëm fitorja për të vazhduar kështu deri në fund dë stinorit. Del Neri ka kërkuar që të jenë sa më të kujdesshëm kundër Fiorentines dhë është momenti i fundit për ti rikuperuar pikët.

Del Neri nuk do të mund të llogaris në: Rinaudo, Chiellini, Sissoko, Quagliarella dhe Iaquinta. Sky Sport bënë me die se Del Neri nuk do ta ndryshoj formacionin, kështu që kundër fiorentines do të jenë ata futbollist që shenuan fitore në tri ndeshjet e fundit, flitet se i vetmi ndryshim do të jetë ai i Fabio Grosos i cili do ta zavendësoj Traoren në krahun e majtë.

Të ftuarit e Del Nerit

1 Buffon
2 Motta
4 Felipe Melo
6 Grosso
7 Salihamidzic
8 Marchisio
10 Del Piero
13 Manninger
14 Aquilani
15 Barzagli
17 Traore
19 Bonucci
20 Toni
23 Pepe
25 Martinez
27 Krasic
30 Storari
32 Matri
36 Giandonato
43 Sorensen

/JUVENEWS.TK/