21 prill 2011

Juventusi, ndërmjet Mançinit dhe Vila Boas


Të shkojë si të shkojë do të jetë një Juventus disi zikaltër. Bepe Marrota ka prishur qetësinë e zakonshme dhe dy ditë pas barazimit në Firence që i ka mbyllur bardhezinjve dyert e Champions Ligës për sezonin e ardhshëm ka filluar kontaktet e para me Roberto Mançinin. Trajneri i Manchester Sitit, pavarësisht të shkuarës interiste, i pëlqen prej kohësh drejtuesve më të lartë bardhezi dhe është në këtë mënyrë në pole position për të zëvendësuar Luixhi Del Nerin. Alternativa është Vila Boas, ish-zëvendësi i Murinjos dhe një trajner që ka shkëlqyer në këtë sezon. Duke parë këtë situatë, dhe duke qendruar në zërat e fundit që kanë qarkulluar në merkato, Juventusi i ri do të jetë disi si Interi i vjetër.

Për bankinën, thonë, është në fakt një garë ndërmjet dy individëve. Dy të ashpër dhe, mbi të gjitha, dy trajnerë fitues. Për Mançinin dihet gjithçka. Është e ditur, për të thënë, që me Juventusin lidhja është e vjetër, por që e shkuara e tij si trajner i Interit nuk i ka pëlqyer asnjëherë tifozëve bardhezi. Në mes janë edhe shprehje të rënda që janë shprehur nga Mançini pas Calciopolit dhe rivaliteti shumë i ndezur në vitet e para të sukseseve intersiste. Roberto Mançini ndërkohë, i pëlqen drejtuesve dhe kjo është një pikë e fortë në favorin e tyre. Për më tepër, një e dhënë shumë e rëndësishme, është trajneri i pari me të cilin, në njëfarë mënyre, Bepe Marrota ka marrë kontakt.

Takimi i të martës me De Xhiorxhis, që nuk ka qenë shumë i fshehur, tregon shumë qartë qëllimin e palëve që, me llogari të kryera, duhet të gjejmë vetëm një marrëveshje ekonomike. Që nuk është aspak e lehtë, të jemi të qartë, por në të njëjtën kohë as e pamundur. Nëse nuk do të arrihej një marëveshje për Mançinin, duket se Andrea Anjeli është i orientuar shumë fort te hipoteza Vilas Boas. Djali i ri i Portos është emergjent, i zoti dhe shumë i kujdesshëm në menaxhimin e dhomave të zhveshjes. Disi si profesori i tij Hoze Murinjo, portugezi është një nga ata që lidhet jashtëzakonisht shumë me skuadrën e tij dhe, me sa duket, nga skuadra merr më pas shumë në shkëmbim të asaj që ai jep.

Për të, disi si edhe Mançini, e shkuara në skuadrën e Masimo Moratit nuk ndihmon, por të paktën ai nuk duhet të bëjë llogaritë me deklaratat e vjetra, jo fort komode, deklarata anti-Juventus. Ndërmjet trajnerëve në listë prite është gjithmonë Spaleti, i cili ndërkohë e ka të pamundur të mbërrijë përpara vitit 2012, dhe janë më pas Van Gal, Konte dhe i zakonshmi Viali. E përkryer fantazia, eksperienca dhe lidhja me ambientin juventin. E ardhmja bardhezi është në këtë mënyrë një dilemë e madhe që nuk është zgjidhur ende. Me përjashtim kur Luixhi Del Neri do të arrinte mrekullinë për të arritur në Champions Ligë dhe do të merrte një rikonfirmim.
/JUVENEWS.TK/