21 prill 2011

E ardhmja e Del Nerit vendoset në fund të sezonit


Juventusi do ta marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e trajnerit të tyre aktual, Luigi Del Neri, në fund të sezonit, ka thënë drejtori gjeneral, Giuseppe Marotta.

Del Neri mori në drejtim ish-kampionët e Italisë verën e kaluar dhe ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Megjithatë pas një pjese të parë impresive të sezonit aktual, Juve ka dështuar krejtësisht në pjesën e dytë dhe tash lufton për t’u kualifikuar në Europa League.

“Del Neri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij por është e qartë se në fund të sezonit ne do t’i vlerësojmë shumë gjëra. Ne i njohim meritat e Del Nerit dhe do ta vlerësojmë situatën e trajnerit në kohën e duhur, në disa javët e ardhshme”, ka thënë Marotta.
/JUVENEWS.TK/