21 prill 2011

Del Piero: "Gara për vendin e katërt është më e vështirë"


Vendi i katërt është më larg, por llogaritë do të bëhen në fund. Alesandro Del Piero dhe Juventusi vazhdojnë të ndjekin kualifikueset për Champions Ligën e ardhshme, edhe se barazimi i arritur të shtunën në Firence nuk mund të konsiderohet një rezultat pozitiv. "Është e kotë të fshihemi: nëse duhet të përqendroheshim vetëm për garën për vendin e katërt, rezultatet e të dielës do të shikoheshin si penalizues për ambiciet tona", është shprehur kapiteni bardhezi, duke folur nga faqja e tij zyrtare në internet.

"Në realitet, ndërkohë nuk mund të reduktohet gjithçka këtu, sepse kemi thënë gjithmonë që duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje deri në përfundim të sezonit, për të bërë më pas llogaritë", është shprehur Del Piero, duke shtyrë verdiktet: "Kështu, që duhet të shkojmë përpara, duke kërkuar të mbyllim në mënyrën më të mirë pesë ndeshjet që kanë mbetur pa harruar që mbërrinin pas tre fitoreve radhasi përpara se të barazonim të dielën". "Kjo nuk heq ndërkohë faktin, që sigurisht nuk jemi të kënaqur nga pika që kemi marrë në Firence dhe që kemi dashur të fitonim, siç kishim ndërmend të ktheheshim këtë fundjavë që shkoi dhe siç do të kërkojmë të fitojmë ndeshjet e radhës kundër Katanias", është shprehur Del Piero, duke menduar për ndeshjen e të shtunës kundër Katanias në Torino.

Del Piero është kthyer në dispozicion të skuadrës pas një dëmtimi dhe në Firence ka luajtur një pjesë të mirë të pjesës së dytë: "Përsa më përket janë rikthyer në fushën e lojës pas dy ndalesave dy javore për shkak të një dëmtimi muskular, që tani është kaluar. Tani shikoj përpara për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon".
/JUVENEWS.TK/