16 prill 2011

Juventusi mendon për Van der Viel


Është përkëdhelur dhe synuar prej kohësh, por akoma në modë. Gregori Van der Viel është aktualisht një prej opsioneve që Juventusi mban të gjallë për krahun e djathtë. Për mbrojtësin e Ajaksit dhe disa objektiva të tjerë, drejtuesit bardhezi kanë folur me menaxherin e fortë, Mino Raiola, në një samit të zhvilluar në Vinovo gjatë javës së shkuar. "Sigurisht, që nuk i kam takuar për të parë kushtet në qendrën sportive", ka përsëritur dje menaxheri italo-holandes. Dyshime në këtë sens, nuk ka pasur asnjëherë.

Raiola ka njohje në të gjithë botën. Brazil, Republikën Çeke dhe Holandë, janë edhe terrenet e tija të preferuara. Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit juventinë është folur edhe për të rinj. Një diskutim është kryer edhe për Van der Viel. Raiola te Ajaksi është një njeri i shtëpisë dhe mund të jetë njeriu kyç për të mbërritur tek 23-vjeçari që luan në krahun e djathtë dhe në kombëtaren holandeze. Është e njohur miqësia e tij me Pavel Nedved, duke parë që ka qenë menaxheri tij, por vlerësohet shumë cilësia e tij për të arritur të përfundojë me sukses operacionet e nisura, siç kanë treguar edhe transferimet e fundit të Ibrahimoviç.

Përpara nga Interi te Barcelona, më pas nga Barcelona te Milani. Van der Viel ka një kontratë që skadon në vitin 2013. Në këtë kampionat ka zhvilluar 28 ndeshje dhe vetëm 1 gol. Ka admirues në të gjithë Europën, mbi të gjithë në Premier Ligë. Ajaksi e vlerëson 8-10 milionë euro. Dhe përfaqësuesit e fortë të Raiolës mund të ndihmojnë për të ulur disi pretendimet e holandezëve. Ose më thjeshtë, për të gjetur një zgjidhje edhe më të favorshme. Për një huazim me të drejtë blerjeje përfundimtare, por që shikohet si diçka shumë e vështirë për t'u realizuar.
/JUVENEWS.TK/