16 prill 2011

Juventus përcjell Rolandon


Juventus është i interesuar për qendërmbrojtësin e Portos, Rolando, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Peppino Tirri.

Portugezi 25 vjeç spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester Unitedi, Liverpooli, Wolfsburgu, Interi dhe Roma, mirëpo Tirri ka njoftuar se klienti i tij ishte përcjellë nga përfaqësues të Juventusit në fitoren e Portos ndaj Spartak Moskës 5 në Europa League, të enjten.

“Juventus është duke pritur momentin e duhur për të bërë lëvizje”, tha Tirri për calciomercato.it.
/JUVENEWS.TK/