17 prill 2011

Juventusi larg Evropës


Juventusi nuk ka arritur të shënojë një fitore që do ta mbante në garë për një vend në garat evropiane, pasi Fiorentina e ndali në një barazim 0-0 në Artemio Franchi, përderisa Catania u turpërua në shtëpi nga Lazio.

Ndeshja e zhvilluar në Artemio Franchi u diktua nga një lojë tejet monotone nga Fiorentina, e cila kërkoi barazimin në këtë ndeshje, me Juventusin që nuk ia arriti dot të shënonte.

Lazio nuk e la të marrë frymë Catanian midis Sicilisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1, ku shkëlqyen Hernanes (40’), Stefano Mauri (56’), Floccari (78’) dhe Mauro Zarate (90’).

Me këtë fitore Lazio rrit gjasat që të përfundojë në pozitën e katërt me 60 pikë të tubuara, duke iu afruar Interit në vetëm tri pikë që është në pozitën e tretë. Udinese gjendet në pozitën e pestë me 56 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Juventusi nëse nuk shënon fitore në ndeshjet e ardhshme mund ta shohë Ligën e Kampionëve vetëm në ëndërr, pasi gjendet vetëm në pozitën e shtatë me 52 pikë. /JUVENEWS.TK/