17 prill 2011

Marotta: Shumë herët për të biseduar për të ardhmen e Del Nerit


Drejtori i Juventusit, Gieseppe Marotta ka thënë se është ende shumë herët për të biseduar për të ardhmen e trajnerit, Luigi del Neri te klubi Biankoner.

“Del Neri është trajner i Juventusit dhe ka ende dy vjet në kontratën e tij”.

“Ne jemi të lumtur me punën e tij”, tha Marotta për Sky Sport Italia.

Juventusi nuk ka arritur ndonjë sukses të madh në këtë sezon por pavarësisht kësaj Marotta del në mbrojtje të tij duke thënë se ai ka bërë punë të mirë te Biankonerët.
/JUVENEWS.TK/