15 prill 2011

Juventus po e përcjell portjerin Polak - Grzegorz Sandomierski


Juventus po dëshiron ta angazhoj portjerin Polak Grzegor Sandomierski, aktualish portjer i skuadres Jagielloni Bialysto, bënë të ditur La Gazzetta dello Sport.

Pasi që shumë shpesh përmendet largimi i Buffonit nga Torino i cili është 33-vjeçar, Zonja e Vjetër po mendon se Sandomierski është një portjer që mund të zavendësoj Buffonin. 21-vjeçari ka debutu me Jagiellonin në stinorin 2007/2008, dhe shihet si një portjer i klasit të lartë. Ai në dhjetor të 2010 ka deputu edhe për përfaqsuesen Polake.

Giuseppe Marotta, drejtori gjeneral po mendon se Sandomierski do të jetë një përforcim i madhë i Juventusit.
/JUVENEWS.TK/