17 prill 2011

Juve sfidon Interin për Appelt Pires

Ka hyrë bindshëm edhe Juventusi në garën për të siguruar shërbimet e Gabriel Appelt Pires, trekuartist i Resende, i cili kërkohet prej kohësh edhe nga Inter.

Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë kanë përgatitur terrenin me agjentin italian të lojtarit, Peppino Tirri, ku njëkohësisht po bisedohet edhe për të asistuarin tjetër të Tirri, Rolando i Porto.

Braziliani Appelt Pires, që po mahnit me paraqitjet e tij në skuadrën nga Rio de Janeiro, ka bindur bardhezinjtë për këtë investim. /fcjuventus-news/