20 prill 2011

Juventus gjen pasardhësin e Zidane


Një lajm i papritur vjen nga ambjentet e merkatos. Sipas calciomercato.com, Juventus ka gjetur më në fund pasardhësin e Zinedine Zidane. Bëhet fjalë për Eden Hazard (20), supertalent i Lille, që po tërheq skuadrën drejt titullit kampion.

Lajmi duket se konfirmohet nga takimi i zhvilluar dje gjatë Scouting Forum, mes Fabio Paratici dhe Fabrizio Ferrari, i cili është agjent i FIFA dhe ekspert i futbollit francez. Të dy kanë diskutuar edhe rreth talentit belg dhe kanë kërkuar të gjejnë një mënyrë për ta marrë nga Lille.

Mbetet konkurenca e skuadrave të forta europiane si Real Madrid dhe Liverpool, por me shumë mundësi Juventusi do të shfrytëzojë edhe ndërhyrjen e Zidane, i cili do të mundohet të nxisë talentin belg që të ndjek gjurmët e tij. /fcjuventus-news/