Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ai nuk e ka në plan të bëhet transferimi më i bujshëm në afatin kalimtar të verës.
33-vjeçari është lidhur me një mori klubesh evropiane, por beson se ai nuk duhet të mendojë për të bërë shumë para nga transferimi edhe nëse largohet nga Biankonerët.
“Në versionin më të keq, nëse largohem, nuk mendoj se do të bëhem lëvizja më e madhe e verës. Në moshën 33-vjeçare nuk mund të mendoj për të fituar shumë para nga lëvizja”, ka thënë Bufon. /JUVENEWS.TK/