16 prill 2011

Derbit Shqiptaro - Serb në Serie A


Këtë fundjavë në Serie A do të jetë në fokus derbi "Shqiptaro - Serb" në futboll. I linduri në Mitrovicë, Valon Behrami (Fiorentina) dhe serbi i qytetit të njëjtë të Kosovës, Milosh Krasiq (Juventus) pritet të kenë duele të shumta në mesfushë gjatë përballjes së këtyre dy skuadrave të dielën në orën 15:00 në “Artemio Franchi”.

Behrami prej kur kaloi te ekipi i violave është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të ekipit dhe këtë e dëshmojnë edhe lavdatat e shumta që ka marrë nga tekniku, Sinisha Mihajlloviq dhe vet presidenti i Fiorentinës, Andrea Della Valle. Edhe serbi i Kosovës që është e vërteta ka dëshmuar cilësi te Juve, por kush do të fitojë të dielën pritet të shihet.
/JUVENEWS.TK/