16 prill 2011

Zoff: Buffon një prej më të mirëve


Legjenda italiane, Dino Zoff, ka shprehur besimin e tij se portieri jashtë formës i Juventusit, Gianluigi Buffon, vijon të jetë ende një prej portierëve më të mirë në rruzull.

“Nëse Buffon është i përgatitur fizikisht, atëherë ai nuk e ka problem të jetë numri një. Ai është portieri më i mirë që ka Italia dhe është prej më të mirëve në botë”.

“Nëse ai është në formë të mirë, atëherë nuk ka rival”, u shpreh Zoff.
/JUVENEWS.TK/