01 prill 2011

Bonuci: "Mund ta mbyllim bukur kampionatin"


Bonuci është gati. Mungesa e Kielinit do të peshojë shumë, por mbrojtësi bardhezi është i sigurtë që Juventusi mund ta mundë Romën. "Për një ndeshje të tillë, shprehet ai për "Juventus Channel", motivacioni vjen vetë.

Do të gjejmë përballë një Romë shumë të karikuar pas zhvillimeve me çështjet e shoqërisë dhe që do të shtyhet shumë fort nga publiku. Ne duhet të bëjmë akoma më shumë, nëse dëshirojmë të marrim në shtëpi pikë të rëndësishme".

Leonardo Bonuci nuk e njeh formulën për të ndalur Françesko Totin, por është shumë i sigurtë që mbrojtja mund të bëjë një figurë të mirë në këtë ndeshje. "Kundër Interit, kemi treguar se jemi shumë të besueshëm.

Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të kryejmë ato që na ka kërkuar trajneri. Përballë do të kemi Totin që, në këtë moment, është arma më shumë e Romës. Pa harruar lojtarë të mëdhenj si De Rosi, Vuçiniç dhe Menez, që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes me një lëvzije.

Por edhe ne mund të themi fjalën tonë, mbi të gjitha në kundërsulm kemi mundësi t'i bëjmë keq kundërshtarëve". Jemi në sprintin final të kampionatit: Juventusi në këto tetë ndeshjet e fundit të kampionatit do të luajë shpresat e saj të fundit për të arritur Europën: "Kompaktësi dhe besim.

Me kompaktësinë e grupit dhe besimin e trajnerit në grup dhe ndërmjet vetë ne lojtarëve mund ta mbyllim bukur kampionatin".
/JUVENEWS.TK/