21 prill 2011

Corriere dello Sport: “Ja plani për Modric”


Ndërsa Fabio Paratici ishte në Milano për të ndjekur ndeshjen për Kupën e Italisë mes Milan dhe Palermo, Marotta mendohet se ishte në Londër për të ndjekur derbin Tottenham- Arsenal.

Redknapp ka deklaruar se të gjithë lojtarët e tij janë të pashitshëm, por në Torino vazhdojnë të pëlqehen Luka Modric dhe Gareth Bale. Sipas Il Corriere dello Sport, pas disa javësh do të zhvillohet një takim mes dy shoqërive për të folur rreth të ardhmes së lojtarit kroat.

Sipas kësaj gazete,Marotta dhe Paratici po presin që Bastos të marri pasaportën europiane, në mënyrë që të lirohet një vend për Modric që nuk e ka një pasaportë të tillë dhe normativat e FIFA nuk do ta lejonin kalimin e tij në Torino. /fcjuventus-news/