03 prill 2011

“Del Neri, po mendoj për një 4-3-3”


igi Del Neri u shfaq optimist në konferenën për shtyp para ndeshjes së sotshme në darkë përballë Roma. Edhe pse do të përballet me mungesat e shumë lojtarëve për shkak dëmtimesh, ai nuk dorëzohet, madje ka në mendje formacionin më sulmues që ka përdorur ndonjëherë gjatë këtij sezoni.

Kjo zgjidhje është e detyruar edhe nga dëmtimet e papritura të Chiellini, Del Piero,Marchisio dhe Bonucci( 2 të fundit do të shtrëngojnë dhëmbët). Këtyre dëmtimeve u shtohen edhe ato të mëparshmet e Sissoko,Sorensen,Iaquinta, De Ceglie(nuk ka rekuperuar plotësisht).

Formacioni mendohet të jetë i mëposhtmi:

Buffon
Grygera Bonucci Barzagli Grosso
Aquilani Melo Marchisio
Krasic Matri Pepe

/fcjuventus-news/