03 prill 2011

Del Piero: "Shpresoj të luaj përsëri vitin e ardhshëm"


"Në Romë nuk do të jem, do të përqendrohem tek ndeshjet e ardhshme dhe, shpresoj, mbi ato të sezonit të ardhshëm", ka qenë urimi i Del Pieros, që pret të firmosë rinovimin e kontratës. "Objektivi im është të impenjohem për të bërë gjithçka që kërkohet nga unë: të luajë në mënyrën më të mirë për Juventusin. Shpresoj, që edhe kjo të ndodhë edhe në vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për t'u ulur përreth një tavoline".

Më pas, kapiteni bardhezi kthehet të flasë për Bufon, duke theksuar "se jam shumë, shumë i lumtur, që është portieri i Juventusi dhe shpresoj që të jetë përsëri edhe për shumë kohë, më gjatë sesa unë". Duke vazhduar më tej, kapiteni është spostuar te momenti i vështirë që është duke kaluar Juventusi i tij: "Kur do të kthehemi të fitojmë? Sikur ta dija, replikon ai. Ajo që unë mund të them, që këtu nuk ka munguar asnjëherë, nga ana e të gjithë ambjentit, impenjimi edhe se ndonjëherë ndodh që të mendojnë se nuk ekziston.

Në këto momente delikate, nëse ka impenjim, dedikim dhe dashuri në atë që kryhet, zgjidhja gjendet. Kemi pasur momente shumë të vështira nga viti 2006 e në vazhdim, por një gjë që ndërtohet kërkon themele të forta dhe duhet kohë, besim dhe impenjim maksimal. Shpresoj që t'i japim tifozëve tanë kënaqësi sa më shpejt të jetë e mundur".
/JUVENEWS.TK/