16 prill 2011

Del Neri: "Bufon? Nuk kam pasur asnjëherë dyshime"

Nëse kam akoma dyshime për Bufon?

Nuk kam thënë asnjëherë që kam. Është një lojtar që ka qëndruar pushim për arsye dëmtimi dhe kundër Fiorentinës do të rikthehet". Në prag të ndeshjes me Fiorentinën, Luixhi Del Neri ka mohuar ekzistencën e një dileme portierësh te Juventusi.

"Reagimi i Storarit në Romë ka qenë normal, është e kuptueshme që për nga niveli ndihet titullar". Mbi objektivin Champions Ligë në këtë sezon, ai është shprehur: "Të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Në Artemio Franki do të jetë një test i rëndësishëm për të parë se çfarë do të bëjmë nga ky moment e në vazhdim".

Trajneri bardhezi ka vazhduar më tej konceptin e tij: "Ne luftojmë çdo të dielë pa pasur asnjë problem, që nuk ka të bëjë me ndeshjen. Të mendojmë që të mbërrijmë në një pozicion të paracaktuar do të thoshte të arrinim objektivin, ndërkohë që nëse nuk do ta arrinim do të ishte e barazvlefshme me një falimentim, nuk shërben aspak. Janë vetëm fjalë", ka vazhduar më tej Del Neri.

Ndeshja me Fiorentinën paraqitet shumë e nxehtë dhe e fortë. "Të gjitha ndeshjet janë të tilla. Edhe të shkosh në Romë dhe të fitoje në Olimpiko ka qenë shumë, shumë e vështirë. Fiorentina është një skuadër shumë e mirë, që në shtëpi ka arritur rezultate bindëse dhe që di të prodhojë ndeshje me intensitet të lartë", është shprehur Del Neri.
/JUVENEWS.TK/