16 prill 2011

De Ceglie: “Jam shumë mirë”


Në mikrofonat e Juventus Channel, Paolo De Ceglie mbrojtësi i majtë juventin foli për situatën e tij fizike duke konfirmuar rikthimin në fushat e lojës pas 5 muaj e gjysëm ndalesë, nga 30 Tetori 2010 ku pësoi ndërhyrjen e rëndë të Bonera gjatë Milan- Juve:

“Jam shumë mirë. Këtë javë kam filluar stërvitjen me shokët dhe së shpejti do të jem në dispozicion të Del Neri-t. Gjendja ime do të monitorohet ditë pas dite”

De Ceglie gjeti një Juventus të motivuar:

“Gjatë kësaj periudhe kam parë një skuadër të motivuar dhe me shumë entuziazëm. Kjo na bën të shpresojmë për një finale sezoni të rëndësishme” – përfundoi De Ceglie. /fcjuventus-news.tk/