21 prill 2011

Calciopoli, sentenca brenda muajit korrik


Ka përfunduar faza dëgjimore dhe e dëshmive në gjyqin penal për “Calciopoli”-n dhe tashmë pritet që sentenca e shkallës së parë të jepet brenda muajit korrik.

Gjykata ka hedhur poshtë dëgjimin e një tjetër dëshmitari (pronarin e Xhenoas, Preciozi), ndërsa pranoi 300 përgjimet e fundit të telefonatave.

Ndërkohë, Luçiano Moxhi ka bërë të ditur se do të paraqitet në Disiplinorin e Federatës Italiane për gjyqin sportiv të përjashtimit përjetë më 19 maj, vetëm nëse “debati do të transmetohet direkt në radio, në mënyrë që të gjithë të dëgjojnë çfarë kam për të thënë”.
/JUVENEWS.TK/