16 prill 2011

Bufon rikthehet titullar në portë


Xhixhi Del Neri ka akoma 6 ndeshje për të arritur një përmbysje drejt Championsit dhe për të bindur drejtuesit bardhezinj që ta konfirmojnë edhe për sezonin e ardhshëm.

Një nismë e rëndësishme, edhe pse tifozët bardhezinj nuk e duan trajnerin, dhe mezi po presin momentin kur të shkarkohet, pas rezultateve zhgënjyese të këtij sezoni. Me rëndësi jetësore është ndeshja nesër kundër Fiorentinës.

Në portë do të rikthehet që nga minuta e parë Bufon, ndërsa në mbrojtje do të jenë Sorensen, nga krahët Groso dhe Bonuçi e Barzalji në qendër. Në mesfushë, të paprekshmit Melo, Markizio dhe Akuilani, teksa Matri do të jetë sulmuesi i vetëm i mbështetur nga Krasiç në të djathtë dhe Pepe në të majtë. Në pankinë do të jenë Toni dhe Del Piero.
/JUVENEWS.TK/