18 prill 2011

Bufon duhet të qëndrojë të Juve


Ish-trajneri i kombëtares së Italisë, Marcelo Lipi, lidhur më një largim të mundshëm të Xhixhi Bufonit nga Juventusi, ka thënë se “gardiani” i Juves nuk duhet të largohet nga Torino.

Lipi për mediat italiane tha se Bufon është i nevojshëm për “Zonjën e vjetër”.

“Shpresoj se Bufon nuk do të largohet nga Juventusi. Ai i duhet Juves, sepse është një lojtar i madh dhe lojtar është i nevojshëm për Juven”, ka thënë Lipi.

Bufon kërkohet nga Roma dhe Mançester Siti.
/JUVENEWS.TK/