18 prill 2011

Del Neri: Jemi akoma në lojë për vendin e 4-t


Trajneri i Juventusit nuk është dorëzuar as pas barazimit kundër Fiorentinës

Barazimi në Firence që e largon Juventusin e tij nga Liga e Kampionëve nuk e ka demoralizuar Del Nerin që vazhdon ta shikojë gotën gjysmë të mbushur: “Gjashtë ndeshje më parë ishim 11 pikë larg vendit të katërt, - ka thënë trajneri bardhezi, - tani jemi 8 dhe duhen luajtur akoma edhe 5 ndeshje.

Duhet të vazhdojmë të japim maksimumin: kundër Fiorentinës mund të kishim fituar qetësisht. Disa thonë se po punoj për trajnerin e ardhshëm të Juves? Secili është i lirë të thotë dhe të shkruajë atë që do, pa ofenduar.

Mentaliteti i skuadrës është ai i duhuri, kemi një ritëm të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë përpara kështu: duke menduar për përballjet direkte që do të kemi besoj se jemi akoma në garë për një vend në Champions”. Domethënë, Del Neri ka besim. Vazhdon në rrugën e tij, pa menduar për atë që do të ndodhë në fundin e sezonit.

Ka thënë vazhdimisht se Juventusi i tij “nuk është dorëzuar” dhe se “t’i marrim ndeshjet me radhë”. “Tri pikët janë të rëndësishme për të gjithë dhe ne përpiqemi të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe të shohim në fund të majit se çfarë do të ndodhë.

Sigurisht duhet që gjërat të na shkojnë shumë mirë dhe të tjerët të bëjnë disa gabime rrugës, por akoma gjithçka mund të ndodhë”. Në fund, Del Neri, ka folur edhe për të ardhmen e tij: “Eshtë klubi që duhet të vendosë për trajnerin. Gjithsesi, besoj se për momentin unë nuk do të lëviz.

Më pas të shohim, situata është shumë e qartë: kontrata ime skadon vitin e ardhshëm dhe unë dua të vazhdoj në këtë rrugë”, ka përfunduar trajneri i Juves.
/JUVENEWS.TK/