01 prill 2011

Juve në transfertën e Romës pa Del Pieron e Kielinin


Alesandro del Piero rrezikon t’i bashkëngjitet mungesës së Xhorxhio Kielinit në transfertën e Juventusit që do të zhvillojë të dielën me kryeqytetasit e Romës.

Del Piero ka lënë në mes ndeshjen stërvitore për shkak të një problemi në kofshën e djathtë, ndërkohë që mbrojtësi Kielini9 u dëmtua gjatë ndeshjes me kombëtaren italiane.

Tekniku i torinezëve, Xhixhi del Neri është shprehur mjaft i shqetësuar në prag të kësaj sfide të rëndësishme, për shkak se në repartin e sulmit ka në dispozicion vetëm Matrin dhe Tonin.

Juventusi ndodhet në një pozitë aspak të përshtatshme në kampionat, në vendin e shtatë me 45 pikë, ndërsa Roma një vend më lart me 50 pikë.
/JUVENEWS.TK/