
Uroj që ta mbyll karrierën time me Juventusin, nëse nuk do të jetë e mundur do të largohem. Dhjetë vite më parë, vleja 105 miliardë, tashmë me mua nuk arrihen të sigurohen të njëjtat shuma". Portieri i kombëtares italiane vazhdon më tej rrëfimin e tij: "Mendoj se jam akoma një portier me shumë vlera. Roma në të ardhmen time? Mua nuk më kanë thënë asgjë. Sigurisht, ndërkohë, besoj që mbërritja e një personi të rëndësishëm si Benedeto mund t'i bëjë shumë mirë të gjithë lëvizjes së futbollit italian".
Në fillim, ndërkohë, Bufon do të mendojë të vendosë rregull në jetën private me Alena Seredovën: "Do të martohemi në Pragë brenda muajit korrik, shpjegon ai. Janë tre data që mund të realizohet, do ta vendosim shumë shpejt. Do të fitoj sigurisht edhe Del Nerin, por jo Balotelin, një djalë ekstravagant dhe që nuk e njoh shumë mirë. Nuk do të ftoj as Antonio Kasanon, e vlerësoj shumë dhe miqësi me të, por nuk mjaftojnë dhjetë ditët që jetojmë bashkë në skuadrën kombëtare". /JUVENEWS.TK/