15 prill 2011

Andre Santos pranë Juventusit


Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport” skuadra e Juventusit është rikthyer përsëri në ndjekje të lojtarit të Fenerbahçes, mbrojtësit brazilian Andre Santos.
Santos 2 vite më pare ka qenë shumë afër transferimit në Juventus, por në fund u transferua nga klubi turk.

Për krahun e majtë të mbrojtjes gjithashtu përmënden emrat si Gael Clichy i Arsenalit dhe Aly Cissokho i Lyonit, por Andre Santos ka më shumë gjasa të transferohet në Juventus pasi edhe mbrojtësi ka shprehur interesim që të largoohet nga Stambolli.

Vlera e Santosit në tregun botëror është rreth 7 milionë euro para të cilat Juventus është i gatshëm ti shpenzoj për brazilianin. /Juventus-Fans/