15 prill 2011

Ibrahimovic dhe Van Gaal në Juventus?


Janë ditë kaotike për sulmuesin suedez të Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe rrjedhimisht, madje edhe për Juventusin.
Në Torino qarkullojnë zëra për mundësinë e kthimit të suedezit te bardhëzinjët e Juventusit shkruan e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Disa burime brenda kampit të Juventusit thonë se drejtues i të gjitha operacioneve do të jetë ish mesfushori çek, Pavel Nedved dhe natyrisht agjenti i vjetër (dhe suedezit aktual), Mino Raiola, i cili do të synojë të bindë presidentin Juventin, Andrea Agnelli për të marrë Louis Van Gaal si trajner në vend të Gigi Del Nerit dhe sulmuesin suedez.

Sipas këtij burimi Juventusi i ri do të përbëhej nga dyshja, Ibra - Van Gaal por, nuk përjashtohet mundësia edhe arritja e mbrojtësit të djathtë holandez, 23 vjeçari Gregory Van der Wiel dhe mesfushorit të Fiorentinës, Ricardo Montolivo. /Juventus-Fans/