21 prill 2011

Zidane:”Juventus gjithmonë në zemrën time”


Në përfundim të finales së Kupës së Mbretit, të fituar në kohën shtesë nga Real Madrid me gol të C.Ronaldo, Zinedine Zidane foli për mikrofonat e Mediaset Premium ku la disa deklarata të shkurtra:

“Një fitore e rëndësishme, jo vetëm për prestigji por edhe për moralin. Javën tjetër kemi përballjen e rradhës në Champions dhe me këtë fitore do të shkojmë entuziastë.

Dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë tifozët juventinë dhe dua t’u them se ekipi bardhezi do të jetë gjithmonë në zemrën time”

Këto ishin fjalët e Zidane, i cili si pëherë kur flet për Juventusin fillon të përmallet. Sa herë që i jepet mundësia ai shpreh mbështetjen dhe dashurinë e tij për fanellën bardhezi, duke dhënë edhe këshilla për lojtarë të ndryshëm. /fcjuventus-news/