21 prill 2011

Lëvizje të mëdha në merkato


Duke pritur emrin e trajnerit të ri, drejtuesit juventinë po lëvizin që tani në merkato. Dje Marotta konfirmoi se Buffon dhe Del Piero nuk do të lëvizin nga Torino, por lajme të mira vijnë edhe nga Lion, ku agjenti i Bastos konfirmoi dëshirën e të asistuarit të tij për të luajtur për Juventus, pavarësisht Champions. Për mbrojtësin e djathtë të mbrojtjes po mendohet për Lichsteiner kurse në mesfushë vazhdojnë sondazhet për Pirlo dhe Montolivo, lojtarë me eksperiencë.

Për sa i përket rinovimit të skuadrës me elementë në moshë të re, kërkoht njëri mes Poli dhe Kucka. Mesfushori sllovak i Genoa, konsiderohet si Thiago Motta i ri dhe kërkohet nga Inter, por Juventus po sundon terrenin. /fcjuventus-news/