17 prill 2011

Serie A - Fiorentina kërcënohet nga Juventusi


Derbi zhvillohet në Napoli ndërmjet Napolit dhe Udineses. Napoli është në vendin e dytë me 65 pikë, kurse Udinese është e pesta me 56 pikë.

Ndeshjet e javës së 33-të priten me interesim të veçantë në Serie A në futboll. Futbollistët e Fiorentinës në Firencë hyjnë me synim për fitore në përballje me Juventusin. Valon Behrami pritet të aktivizohet në radhët e Fiorentinës që t’i ndihmojë në ballafaqim me “Zonjën e Vjetër”. Ndeshjet që pritet të jetë më rivalitet të madh ani se skuadra firencas shumë vështirë do të ketë të zë hapin në luftë për të siguruar një vend në garat evropiane.

Juventusi mëton të kthehet i pamposhtur dhe të ngjitet sa më lartë në renditjen e tabelës. Cesena e Erion Bogdanit pret tri pikë në shtëpi me Barin e fundosur. Skuadra e Cesenës është në vendin e 18-të me 31 pikë dhe po qese i fitojnë tri pikë do t’i bëjnë shumë punë që të shmangen sadopak zonës së rrezikshme. Chievo llogaritet si favorite ndaj Bologna-s, e cila kërkon të kthehet e pamposhtur. Lecce ka përparësinë e fushës dhe pret tri pikë në luftë për ekzistencë në ballafaqim me Cagliarin, ndërsa Genoa sfidohet në shtëpi nga Brescia e Përparim Hetemajt.

Derbi zhvillohet në Napoli ndërmjet Napolit dhe Udineses. Napoli është në vendin e dytë me 65 pikë, kurse Udinese është e pesta me 56 pikë. Udinese do të tentojë të kthehet me pikë në luftë për të ruajtur hapin për katër tre vendet e para, kurse Napoli synon titullin e kampionit. Catania ka sprovë të vështirë në takim me Lazio-n, megjithatë shpreson që pikë të mbesin në vatër të tyre.

E diel

Cesena – Bari 15:00
Chievo – Bologna 15:00
Genoa - Brescia 15:00
Lecce – Cagliari 15:00
Fiorentina – Juventus 15:00
Catania – Lazio 15:00
Napoli – Udinese 20:45

Mbrëm

Roma - Palermo 2-3
Milan - Sampdoria 3-0
Parma - Inter 2-0

/JUVENEWS.TK/