17 prill 2011

Mihajlloviç: Me Juven, si një derbi


Gjithçka gati për sfidën delikate mes Fiorentinës dhe Juves, që do të luhet sot. “Për Firencen, ndeshja kundër Juves është si një derbi,” ka thënë Sinisha Mihajlloviç, në konferencën për shtyp në vigjilje të takimit, “ashtu sikurse Roma-Lacio.”

Në garë janë gjithmonë tri pikë, por me siguri, për këtë qytet, vlen më shumë se sa të tjerat. Pra, është gjithmonë mirë të fitosh në këtë ndeshje. “Ata vijnë nga disa fitore radhazi, duke synuar një vend në Champions, por edhe ne jemi të motivuar, pikërisht sepse dimë se çdo të thotë kjo ndeshje për Firencen. Të gjithë do të japin maksimumin, ata që do të luajnë dhe ata që do mbeten jashtë.”
/JUVENEWS.TK/