15 prill 2011

Merkato, “Zonja” me mision në Moskë


Drejtuesi Paratiçi ishte mbrëmë në kryeqytetin rus ku vëzhgoi Fernandon e Rolandon të Portos

Juventusi, një biletë për Moskë. Drjtuesi Paratiçi ishte mbrëmë në kryeqytetin rus për të parë takimin e Ligës së Europës mes Spartakut e Portos. Krahu i djathtë i Marotës, nuk i ka ndjekur lojtarët në shtëpi, por i ka vëzhguar nga pranë kampionët e
saposhpallur të Portugalisë.

Dy në veçanti: Rolandon dhe Fernandon. Ndërsa për të parin, mbrojtës, çështja është më e vështirë, për mesfushorin mundësitë për ta parë me fanellën bardhezi rriten në rast nisjeje të Melos. Misioni i Paratiçit, është ai për të vëzhguar dy lojtarët e Portos. Para së gjithash Fernandon.

Në shtëpinë e Juves për sezonin e ardhshëm do të ketë një mini-revolucion, por këtë herë do të jetë i lidhur me repartin e mesfushës. Ofertat për Sisokon dhe Melon mund të sjellin një largim të të dyve. I pari duhet të ikë, i dyti mund të sakrifikohet për të sjellë në shtëpi lojtarë të tjerë.

Arsenali është skuadra që prej kohësh e ndjek brazilianin dhe Juvja mund të provojë ta përfshijë në një tratativë për Klishin. Ndërkohë vazhdon puna e Marotës për të sjellë në Torino, Pirlon dhe Montolivon, por kjo nuk do të përjashtonte ardhjen e Fernandos, sepse braziliani i pëlqen Juves.

Sikundër i pëlqen edhe shoku i skuadrës, Rolando. Por për portugezin ndryshon puna. Për momentin “Zonja” në mbrojtja nuk po kërkon qendërmbrojtës. Dyshja Kielini-Bonuçi, është ajo mbi të cilën do të hidhen bazat e së ardhmes bardhezi dhe Barzalji jep siguri, pa harruar të riun Sorrensen, i aktivizuar në krah të djathtë, por që në rolin e tij është një qendërmbrojtës.

Të gjitha këto diskutime, do të merrnin jetë në rast se Juventusi, do të fillonte të ndiente nga afër presionin e Realit të Madridit për Kielinin. Deri më tani përgjigja ka qenë kategorike, “jo”, por nga Madridi nuk është se dorëzohen lehtë kur duan një futbollist.
/JUVENEWS.TK/