15 prill 2011

De Ceglie kthehet në miqësore


Mbrojtësi i majtë i Juventusi, Paolo De Ceglie ka rinisur driblimet dhe sprintet në fushë dhe kjo u duk më së miri në miqësoren e së Enjtes, në rradhët e të rinjëve të Juves, ku luajti për një pjesë loje 45 minutëshe.

Me djemtë e Bucaro-s, në pjesën e parë u aktivizua edhe Gigi Buffon. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Del Piero. Nga ana tjetër u ndal Pepe për shkak të disa problemeve në kurriz. Edhe Marchisio u duk në formë dhe së bashku me Del Piero dhe Buffon mund të nisin lojën nga minuta e parë kundër Fiorentina-s. /fcjuventus-news/