03 prill 2011

7 vjet Roma-Juve


Pas pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Roma dhe Juventus nuk kanë ndalur. Në kryeqytet zbriti Di Benedetto kurse në Torino u rrit numri i dëmtimeve, ku u shtuan Del Piero dhe Chiellini.

Roma-Juventus është një klasike e Serie A. Verdhekuqtë nuk e mundin Juventusin në Romë që prëj vitit 2004. Vitin 2005 fitoi Juventus 2-1 me gola të Cannavaro dhe Del Piero dhe Cassano që shkurtoi diferencat. Në Nëntor të 2005 një tjetër shuplakë për skuadrën e Spalletti, i cili gjunjëzohet nga Nedved dhe Trezeguet.

Duhet të presim 2 vjet për të parë ndeshjen tjetër mes këtyre ekipeve. Juventus noton 1 vit në Serie B. Në shtator të 2007 duhet të kënaqemi me një barazim 2-2 në Olimpico. Totti shënon një dopietë por trezeguet dhe Iaquinta kthejnë barazpeshën.

Në 2 ndeshjet e fundit kemi 7 gola për Juven dhe 2 për Romën. Dy vjet më parë, Juventus fiton 1-4 me një performancë të jashtëzakonshme të Iaquinta. Ndeshja e fundit Roma-Juventus ishte viti që shkoi ku Diego me dopieten e tij, të shoqëruar nga goli i Felipe Melo, bëri që të kthente fantazmën e Zidane. Ajo Juventus që premtonte aq shumë, tani nuk është më sepse Diego u largua tek Wolfsburg. /fcjuventus-news/