15 prill 2011

Pepe: "Unë si Di Livio? Krahasimi është një nder"


"Juventusi duhet të bëjë një garë me veten e saj dhe të arrijë të fitojë të gjitha ndeshjet, në mënyrë që të shfrytëzojë mundësitë që mund t'i prezantohen, në momentin kur ndonjë skuadër mund të ulë disi ritmin. Jemi duke kaluar një moment shumë pozitiv dhe i urojmë të gjithëve që mund të vazhdojë edhe më shumë, duke arritur një fitore edhe në Firence në këtë fundjavë. Në gjashtë muajt e parë të sezonit jemi shprehur shumë mirë, më pas kemi pasur një rënie në rendiment.

Është e qartë, që e vërteta qëndron në mes: nuk kemi qenë shumë të fortë më pas dhe kaq të dobët më pas kur kemi pësuar humbje". Shumë grintoz Simone Pepe, ashtu si edhe në fushën e lojës, ka nxitur Juventusin për të bërë maksimumin për të provuar të arrijë edhe njëherë vendin e katërt që përfaqëson një arritje të madhe për sezonin e klubit bardhezi. Falë edhe energjisë dhe nxitjes që mund të japë ish-lojtari i Udinseses: "Në fillim, kam pasur ndonjë problem fizik, ka shpjeguar mesfushori bardhezi, duke folur për "Mediaset" premium, por tani ndihem më mirë dhe tashmë fushat e lojës janë më të mira nga moti dhe duke qenë më kompaktë na ndihmojnë ne lojtarëve që kanë karakteristika të ngjashme me karakteristikat e mia. Goditja që kam pësuar në shpinë dje në stërvitje, nuk është asgjë e rëndë dhe duhet të jetë zgjidhur, nuk duhet të kem më shqetësime".

Në Juventusin e madh fitues të Marçelo Lipit ishte një lojtar në krah që krahasohet shpesh herë me Pepen dhe që tifozët bardhezi e kujtojnë shumë mirë, sepse kanë qenë protagonistë të arritjeve të mëdha fituese në Europë dhe në Botë, siç ishte ushtari i fortë Anxhelo Di Livio. Krahasimi është sigurisht shumë emocionues për mesfushorin e skuadrës së drejtuar nga Luixhi Del Neri: "Unë si Di Livio? Krahasimi më pëlqen, sepse Anxhelo përveç se ka qenë një lojtar i madh ka qenë edhe një njeri i shkëlqyer. E njoh personalisht dhe është një nder i madh për mua që krahasom me një lojtar të atillë niveli, duke parë edhe karrierën e shkëlqyer që ai ka zhvilluar".

Në këtë moment, Pepe është vetëm i huazuar në Torino, me një të drejtë blerjeje përfundimtare, që është paracaktuar në kontratë: "Blerja ime përfundimtare? Tani jam i përqendruar vetëm te Juventusi dhe dëshiroj të arrij sa më lart të jetë e mundur me këtë skuadër. Është normale që të flitet për merkato, për ata që shkojnë dhe për ata që largohen, në të kundërt çfarë do të shkruanin gazetat? Në realitet, ndërkohë është shumë e kotë, sepse janë çështje që do të zgjidhen në fund të sezonit aktual".
/JUVENEWS.TK/