01 prill 2011

Kaseti kërkon fitore kundër Juventusit

Qendërmbrojtësi i Romës, Marko Kaseti, në prag të sfidës së quajtur Juventus, ka thënë se ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin romak.

Roma dhe Juventusi, do të përballen të dielën në kuadër të Seria A.

“Ndeshja kundër Juventusit është shumë e rëndësishme. Mendoj se kjo ndeshje do të thotë shumë për ne. Juventus është skuadër e madhe, por ne shpresojmë se do të fitojmë”, ka thënë Kaseti.
/JUVENEWS.TK/