22 mars 2011

Trezeguet i kërkuar nga Fiorentina, Napoli dhe Roma

David Trezeguet po josh interesimin e skuadrave nga Serie A, ndërsa së fundmi ai është përfshirë në listat e transferimeve të Fiorentinas dhe Napolit.

Francezi ka pasur një sezon stabil me Herculesin në Spanjë, ndërsa paraqitjet e tija nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga klubet tjera.

“Fiorentina dhe Napoli e kërkojnë atë, po ashtu edhe Roma”, ka thënë agjenti i 33-vjeçarit, Antonio Caliendo, për Tuttomercatoweb.com.

Ndërkohë, Caliendo nuk e mohoi as mundësinë e rikthimit të Trezegol te ish- skuadra e tij, Juventus.
/JUVENEWS.TK/