31 mars 2011
Giovinco: “Jam mirë tek Parma”
Pas ndeshjes së mirë të zhvilluar me Kombëtaren, ku dha një assist me thembër për Matri, shumëkujt i vjen në mendje ta pyesin për një rikthim të tijin tek Juventus. Përgjigja është e ftohtë: “Di që investimi i bërë për mua ishte i rëndësishëm. Më kanë blerë për këtë gjë.
Ndihem i thirrur për një kontribut të rëndësishëm. Në Parma ndihem mirë. E kam thënë shpesh që jam i lumtur që po qëndroj këtu dhe tani nuk është momenti për të folur për merkato. Duhet të mendoj që të luaj mirë ketu dhe që të ndihmoj Parma-n që të “mbijetojë” në Serie A. Shpresoj që të ndihmoj skuadrën duke shpresuar që të shënoj më shumë gola”
Fjalë që nuk lënë shumë vend për hipoteza rreth të ardhmes së tij edhe pse nuk mund të mohohet dëshira e tij për t’u rikthyer në shtëpi. Juventusi po rigjen një lojtar që po rivlerësohet, edhe ekonomikisht, në ndryshim nga shumë shokë të tij tek Juvja që po dëshmojnë se nuk vlejnë as gjysmën e cmimit që u blenë këtë vit.
Sidoqoftë, nëse Giovinco nuk do të vijë tek Juventus, padyshim që do të ketë shumë pretendentë, por gjithsesi Juventusi duhet të jetë e lumtur për këtë gjë sepse do të përfitojë goxha nga shitja e tij. /fcjuventus-news/