25 mars 2011

Juve i shtohet garës për Shaqirin

Mesfushori shqiptar i Bazelit, Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë. Tri ditë më parë është raportuar së skuadra e Hamburger është e interesuar për mesfushorin 19-vjeçar, kurse të premten interesim ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit që poashtu e kërkon edhe mesfushorin e Lyonit, Mishel Bastos.

Pritet që gjatë verës të ketë oferta zyrtare nga Juventusi për Shaqirin dhe Bastosin. Duhet theksuar së në mesin e skuadrave të interesuara për Xherdan Shaqirin është edhe Borussia Dortmund, Bayern Munchen, Hamburger, Bayer Leverkusen Aston Villa dhe Inter. Kontrata e mesfushorit me skuadrën zvicerane është deri në vitin 2014.
/JUVENEWS.TK/