
Përsa i përket pistës italiane, Lazio e sheh zëvendëskapitenin e kombëtares sonë si përforcimin perfekt për qendrën e mesfushës, por në fazë studimi është edhe Juventusi.
Mesfushori 27-vjeçar nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në kampionatin turk tek Galatasaray, ku rregullat për një numër limit të aktivizimit të lojtarëve të huaj e kanë detyruar të qëndrojë shpesh herë në stol.
Gjigantët turk besohet se janë të gatshëm të negociojnë për kartonin e Canës mbi bazën e 8-10 milion eurove. /fcjuventus-news/